terça-feira, 2 de fevereiro de 2010

marrin pjesë 10.000 fëmijë

Nis kampionati për të rinjtë, marrin pjesë 10.000 fëmijë

Raiffeisen Bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit nisën një projekt të përbashkët. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit në kuader të zhvillimit dhe të promovimit të futbollit të fëmijëve dhe të rinjve, tashmë me partnerin e saj më të ri, Raiffeisen Bank do të vijë në ndihmë të gjithë atyre fëmijëve dhe të rinjve, të cilët kanë nevojë të dëfrehen dhe të luajnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në kushte optimale loje. Federata Shqiptare e Futbollit duke patur në strategjinë e saj, zhvillimin e futbollit të bazës në Shqipëri, në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, do të mundësojë organizimin e aktiviteteve kombëtare të futbollit të fëmijëve.“FSHF ashtu si dhe organizmat më të lartë të futbollit botëror, FIFA dhe UEFA, në projektet e saj ka dhe bashkëpunimin me partnerë të fuqishëm që i vijnë në ndihmë futbollit të bazës ku të gjithë ne shpresojmë të gjejmë talentet e rinj për ekipin kombetar” u shpreh presidenti Duka. Kampionati i futbollit për të rinj do të zhvillohet në 7 rajone nëpër të gjithë Shqipërinë dhe në të do të marrin pjesë rreth 10.000 fëmijë dhe të rinj të moshave nga 10 deri në 19 vjeç.

0 comentários:

Postar um comentário